Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Hodhi inerte në mes të trotuarit/ Vlorë, procedohet penalisht 33-vjeçari

schedule10:54 - 21 Mars, 2026

schedule 10:54 - 21 Mars, 2026

Hodhi inerte në trotuar duke ndotur ambientin dhe duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve, procedohet penalisht 33-vjeçari.

Ndëshkohet gjithashtu me masë administrative 20.000 lekë nga Policia Bashkiake Vlorë.

Strukturat e Policisë në Vlorë, gjatë monitorimit të territorit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndotjes së mjedisit dhe bllokimit të lëvizjes së lirë të këmbësorëve.



Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe verifikimeve në terren, u procedua penalisht shtetasi A. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, pasi kishte kryer punime rikonstruktive në banesën e tij, kishte hedhur inertet në trotuar, duke cenuar sigurinë dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke ndotur mjedisin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.

Paralelisht me veprimet procedurale të kryera nga Policia e Vlorës, këtij shtetasi, nga Policia Bashkiake Vlorë, në zbatim të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit urban, iu vendos masa administrative 20.000 lekë.

Policia e Vlorës apelon për qytetarët që të mbrojnë mjedisin dhe të denoncojnë në numrin 112 çdo paligjshmëri që konstatojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!