Policia ka referuar në Prokurori materialet për nisjen e një procedimi penal ndaj një 56-vjeçari në Durrës, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me trafikimin dhe punësimin e paligjshëm të shtetasve të huaj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vrrinë, në një subjekt që ky shtetas kishte në administrim, policia gjeti 63 shtetas të huaj të kombësive të ndryshme, të cilët ishin të strehuar në ambiente me kushte të këqija higjienike.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se këta shtetas qëndronin në këtë ambient me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm.


