Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar në një intervistës për Abc News, Samitin për mini-shengenin Ballkanik, i cili u bë shkak për deklarata të forta mes Tiranës dhe Prishtinës gjatë javës së shkuar.
Në intervistën dhënë gazetares së Abc News, Linda Karadaku, deputetja e Vetëvendosjes thekson se me këto veprime, Rama është duke rehabilituar Serbinë për krimet që ka kryer në Kosovë si edhe vetë Aleksandër Vuçiçin.
“Rama duhet ta shohë Vuçiçin dhe Serbinë me sytë që e sheh Kosova. Eshtë e pakuptueshme që z.Rama vijon me projektet e tij për rehabilitimin e Vuçiçit dhe Serbisë”, shprehet Haxhiu duke shtuar se gjatë përgatitjes së këtij Samiti në Tiranë, qeveria shqiptare duhej të kishte marrë edhe mendimin e maxhorancës në ardhje në Kosovë.
Haxhiu shprehet se Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar që nga fillimi këtë projekt, sipas tyre ai i shkon në favor të Serbisë dhe jo Kosovës, e aq më pak Shqipërisë.
“Prandaj është e pakuptueshme qasja e Kryeministrit Edi Rama. Përmes aktivistëve tanë dhe qëndrës tonë atje kemi kundërshtuar ardhjen e Vuçiçit në Shqipëri, sepse kemi parë që padrejtësisht kryeministri Rama po reahabiliton figurën e Vuçiçit dhe Serbisë në rajon, por edhe kudo”, shprehet Haxhiu.
“Nga ana tjetër po flitet për një person që ka patur një rol të demshëm gjatë luftës në Kosovës. Ai ka qenë krah i regjimit të Millosheviçit. Përkundër genocidit në Kosovë, Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje ndaj Republikes së Kosovë dhe nuk i dorëzon kriminelët e luftës. Serbia vazhdon ta pengojë funksionimin e Republikës së Kosovës nga brenda. Ka një mekanizëm atje siç është Lista Serbe. Këtë e bën edhe nga jashtë përmes lobimeve për tërheqjen e njohjeve të Republikës së Kosovës.
Prandaj themi që z.Rama duhet ta shohë Vuçiçin dhe Serbinë me sytë që e sheh Kosova. Eshtë e pakuptueshme që z.Rama vijon me projektet e tij për reahabilitimin e Vuçiçit dhe Serbisë”, shprehet ajo.
“Ju e dini që në Kosovë ka patur edhe projekte të tilla të dëmshëm që fuqizonin Serbinë, por ne jemi ngritur, kemi protestuar dhe nuk kemi lejuar jetësimin e atyre projekteve.
Është e padrejtë që Kosova nuk përfshihet në këtë dhe ka arsye të mjaftueshme për të mos u përfshirë në të. Tendenca për të patur takime të tilla me një rezistencë të Kosovës është e pamjaftueshme. Ne jemi duke ngritur qeverinë e re dhe z.Rama duhej që të merrte edhe mendimin e qeverisë në ardhje të Kosovës dhe jo të vepronte me kokën e tij. Qasja e tij është jashtëzakonisht destruktive dhe të vjen keq.
Nëse do të kishte vullnet, ai mund të ndikonte në qasjen ndryshe të Serbisë për Republikën e Kosovën, genocidin dhe krimeve të bëra atje.
Fatkeqësisht nuk e bëri një gjë të tillë dhe siç të thashë kjo është për të ardhur keq”, shprehet më tej Albulena Haxhiu.
/abcnews.al