Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rrugën drejt BE-së nuk e ndalon dot askush”, Martin Leka: Të gjitha palët duhet të kontribuojnë

schedule23:32 - 6 Nëntor, 2026

schedule 23:32 - 6 Nëntor, 2026

“Shqipëria është më afër se kurrë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, kështu u shpreh analisti Martin Leka në studion e “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News.

Ai theksoi se Shqipëria mori përgëzimi nga Komisioni Evropian me anë të progres-raportit, i cili vlerësoi reformat që kryera nga qeveria. Sipas Lekës, shanset për t’u bërë pjesë e BE-së brenda vitit 2030 janë shumë reale, ndaj tha se në këtë proces të gjitha palët politike duhet të kontribuojnë.

“Ne jemi realisht më afër së kurrë Bashkimit Evropian, fakti që para pak ditësh u dorëzua progres-raporti i Komisionit Evropian dhe Shqipëria përgëzohet për hapat dhe ka shumë shans që t’i mbyllë kapitujt në fund të 2027, dhe për t’u anëtarësuar para 2030.



Për këtë duhet të punojnë si qeveria ashtu edhe opozita, Kjo përfundimisht do ti jepet fund tranzicionit në Shqipëria. Rrugën drejt Bashkimit Evropian nuk e ndalon dot askush. Opozita duhet të jetë bashkëpunuese”, theksoi ai.

Analisti u ndal gjithashtu te thirrjet e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit.

Sipas tij, kryeministri i vendit  e ka të obligueshme që t’i prijë dialogut me qytetarët, pasi komunikimi me aktorët e ndryshëm të shoqërisë është një prej kushteve të Bashkimit Evropian.

“Ka aktorët të frymëzuar qoftë nga brenda dhe qoftë nga jashtë që nuk e duan këtë dialog , ndërkohë është një këmbëngulje e kryeministrit për dialog. Dialogu  është një ndër kushtet e Bashkimit Evropian. Mendoj se kryeministri është i detyruar që të jetë ai prijësi i dialogut”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!