Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditet grupi kriminal/ Operacion në Durrës, Fushë Krujë e Tiranë, 7 të arrestuar

schedule09:39 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 09:39 - 10 Dhjetor, 2025

Një aksion është zhvilluar në Durrës, Fushë Krujë dhe Tiranë. Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se gjatë këtij operacioni janë arrestuar 7 persona, me urdhër të SPAK. Ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim. Baza e grupit kriminal, ishte në Nikël.

Nga zbërthimi i bisedave në sky ecc, janë  zbuluar komunikime që nisin nga 2020 e në vijim dhe është zbuluar se ky grup prej 14 personash vepronte si grup i strukturuar kriminal

Në pranga kanë rënë;

1-Marvin  Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol  Qaja

4-Gazmir  Rraja

5-Perparim  Rraja

6-Rexhep  Rraja, (djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja)

7- Zamir Alia

Këta shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasve Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, të cilët janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale, u është komunikuar masa arrest në burg,.

Ndërkohë nga operacioni i sotëm janë sekuestruar sasi të konsiderueshme shuma monetare, armë e automjete.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!