Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD po pranon disfatën”, Zaloshnja: “Të pavarurit” e PD nuk kanë sjellë asnjë entuziazëm

schedule13:57 - 9 Nëntor, 2025

schedule 13:57 - 9 Nëntor, 2025

TIRANË– Partia Demokratike po pranon disfatën e saj zgjedhore duke mos nxjerrë kandidatë politikë në pesë bashkitë e vendit.

Sondazhisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në Abc News theksoi se strategjia e PD për t’u fshehur pas kandidatëve “të pavarur” ka dështuar dhe kjo reflektohet tek pjesëmarrja e ulët në zgjedhje.

“PD po pranon disfatën. Një parti politike duhet të dalë më kandidatët e vet. Pjesëmarrja e ulët deri tani ma jep sinjal mua, që këta kandidatë nuk kanë ngjallur rritjen e pjesëmarrjes. Sot jemi më poshtë se para dy vitesh.

PD kishte kandidatë politikë, tani pjesëmarrja është më e ulët që PD ka zgjedhor kandidatë jashtë politikës. Pa dalë fare rezultatet, mund të themi se kjo lëvizje që bëri PD nuk ka prodhuar entuziazëm dhe as rritje të pjesëmarrjes.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!