Eriksen tema e momentit, presidenti i Tottenham flet hapur

schedule17:37 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 17:37 - 18 Dhjetor, 2019

Christian Eriksen është tema e momentit te Tottenham. Organizatorit danez i përfundon kontrata në fund të sezonit, por ai nuk dëshiron të rinovojë. Rreth kësaj situate ka folur presidenti i klubit londinez.

Daniel Levy ka folur rreth kësaj çështje për London Evening Standard. Real Madrid, Manchester United, Juventus, Bayern Munchen dhe Inter, janë në garë për të siguruar shërbimet e Eriksen, i cili mund të shitet në janar për të mos u larguar me parametra zero në fund të sezonit.

Nuk kemi frikë për të negociuar edhe me ndonjë nga rivalët tanë. Pikëpamja ime është shumë e thjeshtë: për të rinovuar një marrëveshje, nevojitet që edhe lojtari të dëshirojë të njëjtën gjë. Nëse një lojtar dëshiron të qëndrojë, mirëkuptimi mund të arrihet, por çdo rast ndryshon nga një tjetër“, thekson presidenti i Tottenham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!