Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Artur Nura u shpreh se kryeministri Edi Rama është “motor elektoral i lindur” dhe se sipas tij opozita duhet të pajtohet me këtë fakt.
Gjithashtu, ndërsa komentoi situatën në opozitë, ai tha se ende nuk kanë asnjë emër dhe se sipas tij, në rast kandidimi Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku nuk do ndjehen të sigurt. Më tej nënvizoi se Partia Mundësia dhe propozimi i saj mund të shihet si një mundësi dhe i jep shanse të tjerëve për t’u prezantuar sepse fitorja është e vështirë.
“Zoti Rama është motor elektoral i lindur dhe kundërshtarët duhet ta pranojnë nëse duan ta mundin. Nëse nuk duan ta mundin le të vazhdojnë me humbjen. Edhe mënyra se si po organizohet opozita, tregon edhe qasjen e saj. Duket që zoti Alimehmeti, që ishte një nga më të votuarit duhet të ishte kandidatura e parë. Përse nuk e pranoi? Lexohet qartë që nuk do të jetë në këtë garë. Edhe Jorida Tabaku në këtë qasje është , ajo humb diçka nëse pranon…Ato po dalin tashmë jashtë PD, por është një strategji që duhet pranuar….Opozita duhet ta bëjë llogarinë mirë, nëse nuk bëhen të gjithë bashkë, nuk do të kenë fitore. Partia Mundësia sipas leximit tim i ka dhënë një hapësirë për të marrë më tepër elektorat dhe kanë thënë që duhet një figurë jopolitike…Tre emra janë diskutuar sot, njëri nuk është shtetas shqiptar, një është zonja Çepani dhe zoti Hasimja që është personalitet akademik. Fakti që nuk e pranoi Alimehmeti dhe Tabaku ka disa arsye, është fakti që nuk ndjehen të sigurt në fitore. I ka munguar mbështetja e partisë…Përse duhet të rrezikojë Tabaku për një garë që është e humbur. Ndërsa këtyre zotërinjve mund t’u sjellë disa përfitime, mund të jetë një provë për një të ardhme për një karrierë politike…Por ata duhet të dalin të thonë e pranojnë apo jo. Të gjitha duhet të llogariten për të hyrë në garë. Unë besoj që nëse duan të fitojnë, apo të dalin me dinjitet duhet t’i qëndrojnë propozimit të partisë Mundësia që të paktën të dalin me dinjitet nga kjo garë, se për fitore është e vështirë dhe kjo është e ditur. Por lideri i tyre ka një strategji të interesit personal në parti. Por nuk i jep shanse të tjerëve për t’u prezantuar, për të fituar, apo për të mbetur dinjitoz të paktën”, tha më tej Nura.
/abcnews.al/

