Një 45 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Hulo Hajderi” në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Sipas burimeve paraprake, i plagosuri Dod Legisi është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar, 43-vjeçari Ervis Qose është identifikuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 gjaë një konflikti për motive të dobëta.
Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar./abcnews.al


