Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi i Shqipërisë në BE do ishte arritje historike”/ Nura: Brukseli ka treguar vullnet për zgjerimin

schedule23:32 - 13 Tetor, 2026

schedule 23:32 - 13 Tetor, 2026

Analisti Artur Nura thotë se integrimi në BE, do ishte arritje historike për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Nura u shpreh se Brukseli ka treguar vullnet për zgjerimin e unionit.

Nura shtoi se opozita duhet të jetë bashkëpunuese, pasi nga integrimi, përfitojnë të gjithë shqiptarët.



“Futja e Shqipërisë në Bashkimit Europian do ishte një nga rezultatet më historike të vendit tonë. Komisioni Europian është qeveri e Bashkimit Europian. Janë 27 vende, që duhet të binden. Ne padyshim kemi një qeveri aktive, dinamike në komunikim me aktorët e rëndësishëm. Ka një vullnet të jashtëzakonshëm për të realizuar misionin historik të shqiptarëve. Qeveria po bën të pamundurën që Shqipëria, flamuri shqiptar të vendoset në 2030 në Bashkimin Europian. Brukseli ka demonstruar vullnet për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Opozita nuk është bashkëpunuese. Po dolën kundër interesave të Perëndimit, duhet një apel për zotin Berisha, të kuptojë rëndësinë e momentit. Duke i bërë dëm Partisë Demokratike, të mos i bëjë dëm të gjithë Shqipërisë. Ky është moment historik që duhet ta kuptojnë të gjitha palët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!