Analisti Martin Leka thotë se protesta e studentëve ka krijuar nervozizëm dhe dhunë.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Leka u shpreh se zgjidhja është dialogu.
Sipas Lekës, kreu i PD, Sali Berisha ka marrë autorësinë dhe ka dalë në mbrojtje të dhunës.
“Gjendja e protestës gjatë këtyre dy ditëve, i ngjan fiks Shqipërisë siç e duan armiqtë e Shqipërisë. Por nga pikëpamja tjetër, mendoj se protesta ka hyrë në një fazë ku gjakrat e nxehtë duhet të jenë të kujdesur për të mos krijuar nervozizëm dhe dhunë. E vetmja zgjidhje është lënia hapësira e një shtegu, ku palët të dialogojnë. Në këtë protestë, përfshihen shumë elementë të tjera, si lufta hibride. Sali Berisha, duhet të heshte. Kemi 36 vjet që dëgjojmë Sali Berishën, nga veprimet e tij, është përkthyer në një dhunë. Dalja në mbrojtje të dhunës, është arsye për të theksuar se Sali Berisha është personi i fundit që duhet të flasë për dhunë. Sali Berisha ka marrë autorësinë e protestës. Nga fakti që nuk ka mbështetës, i mbështetet protestës së studentëve, që po mundohen t’ia marrin këtë protestë”, theksoi ai./abcnews.al


