Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në Telegram, Signal ka elementë destabilizimi”, Ekspertja: Studentët janë ‘më të zgjuar’ sesa të godasin bizneset e prindërve të tyre

schedule21:36 - 15 Tetor, 2026

schedule 21:36 - 15 Tetor, 2026

Ekspertja Nadia Elbasani ka theksuar rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe lidhjen e saj me sigurinë kombëtare dhe fizike, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj zhvillimeve teknologjike dhe situatës së sigurisë në rajon.

Elbasani u shpreh se aplikacione si Signal dhe Telegram janë platforma që duhen studiuar nga Policia e Shtetit, pasi, sipas saj, gjatë protestave mund të ketë elemente që synojnë destabilizimin.

Ajo theksoi se studentët nuk duhen identifikuar me aktet e dhunës dhe dëmtimin e bizneseve, ndërsa nënvizoi nevojën për hetime nga strukturat përgjegjëse për krimin kibernetik.



Sipas saj, këto zhvillime mund të krijojnë rreziqe afatgjata për stabilitetin, ndaj siguria kibernetike duhet trajtuar si një element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare.

“Aplikacione si Signal, Telegram janë terrene që duhen studiuar nga Policia e Shtetit. Në mes të një proteste mund të ketë elemente që duan destabilizim. Studentët janë shumë herë më të zgjuar sesa të godasin bizneset e prindërve të tyre.

AKS-ja dhe krimi kibernetik duhet të hetojnë. Siguria kibernetike është pjesë e asaj kombëtare. Kur shpjegon sigurinë kibernetike, prek edhe sigurinë kombëtare dhe atë fizike. Duhet studiuar më në thellësi, me të gjitha zhvillimet që ndodhin në rajon.
Sot flasim shumë më shumë për luftëra. Sot kemi dronë, sulme kibernetike që godasin edhe fizikisht. Kjo krijon elementin e parë që është më i rrezikshëm: një ushtri merr një vendim më shumë ndaj një tjetre dhe krijon një destabilitet në nivele afatgjata.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!