Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

13 vatra zjarresh aktive/ Qindra hektarë të djegura, flakët kërcënojnë banesa e parqe kombëtare

schedule10:14 - 26 Korrik, 2025

schedule 10:14 - 26 Korrik, 2025

Nga 29 vatra zjarri të raportuara në vend gjatë 24 orëve të fundit 13 janë ende aktive dhe  6 në monitorim.

Në majën e paliskës mbi fshatin Dukat në Vlorë  po vijo puna për shuarjen e plotë të  zjarrit.  Trungjet e pemëve vijojnë të digjen dhe  zona është e mbuluar nga tymi.

Zjarri vijon të jetë aktiv mbi fshatin Kalasë në Delvinë  ku ka përshkuar  dhjetë banesa.  Forcat  operacionale  janë në terren për  izolimin e vatrës.

Mbi fshatin Ploç  bashkia Selenicë zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre është përhapur në kodrat në afërsi të fshatrave Velc – Ramic – Verbas – Matogjin të njësisë administrative Brataj. për shkak të terrenit emergjencat civlie thonë se  nuk mund të ndërhyjnë nga toka.

Zjarri i rënë në fshatin Fushëbardhë në Gjirokastër  është afruar pranë tunelit të Skërficës.

Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri ka përshkuar mbi 350 ha sipërfaqe.

Në fshatin Zall Gjoçaj bashkia Mat  zjarri është përhapur  në një perimetër me një shtrirje mbi 13 km, me zhvillime në tre kahe. nga Masdeja, ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje. në vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet një banesë, si dhe në Fushë Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit është në monitorim dhe drejt izolimit të plotë.

Vazhdon aktive, por me intensitet më të ulët , vatra e zjarrit në Livadhet e Peladhisë

Në zonën e Shmilit në Elbasan  ne terren janë  angazhuar rreth 50 forca të operacionale  dhe te armatosura.

Në zonën e Shkopetit. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Nuk ka rrezik për banesat.

Në fshatin Dishnicë te Korces vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët

Vatra në fshatin Strelcë, bashkia Maliq vijon në drejtim të Veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara  dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.

Në fshatin Muzhakë te Beratit terreni malor vështirëson ndërhyrjen e punonjësve të zjarrfikëses.

Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat gjatë natës zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Mbjeshovë, dhe Bistrovicë

Në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë zjarrfikesit nuk kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit.

Në Malin me Gropa, saktësisht në vendin e quajtur Fusha e Stanëve, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një terren me barishte të buta. Sipërfaqja e djegur e raportuar është më shumë se 10 ha.

Në total nga zjarret janë djegur mbi 450 hektarë sipërfaqe me bimësi, rrënjë ullinj e pemë. Institute i gjeoshkencave parashikon nivel te lartë rreziku në të gjitha qarqet ndersa  emergjencat civile I bejne thirrje qyetareve të shtojne kujdesin dhe te mos nxezin zjarre ne natyre.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!