ELBASAN- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamjet e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, i cili siç thotë ai ka rilindur dhe do t’u shërbejë rreth 650 nxënësve.
Kjo shkollë thekson Rama është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe do t’i shërbejë jo vetëm arsimit, por të gjithë komunitetit.
“Mirëmëngjesi dhe nga gjimnazi i rilindur “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasani, një shkollë moderne për mbi 650 nxënës, me 14 klasa të reja, laboratorë, palestër e fusha sportive që i shërbejnë jo vetëm arsimit por edhe gjithë komunitetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai./abcnews.al

