Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Wendt në zyrën e Ramës/ Ambasada amerikane: Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku

schedule14:27 - 30 Shtator, 2026

schedule 14:27 - 30 Shtator, 2026

Ambasadori amerikan Eric Wendt këtë të mërkurë pati takimet e para. Ndalesa e parë ishte Kryeministria, herët këtë paradite, ku Edi Rama e mirëpriti. Rama reagoi shpejtë duke shparëndarë një fotografi për mirëseardhje.

Mesazh më të gjatë mbi takimin bëri vetë selia diplomatike amerikane, ku zbuloi bisedën mes Ëendt dhe Ramës dhe prioritet e misionit të tij.

“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku.  Ambasadori Eric Ëendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar” shkruhej në postim.



Zyrtarisht ambasadori Wendt nisi detyrën të shtunën e 26 shtatorit ndërsa dorëzoi kredencialet tek Presidenti Begaj dhe në këtë mënyrë ka nisur misionin e tij në Shqipëri, gati 3 vjet pas largimit të Juri Kim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!