Von Der Leyen nuk erdhi duar bosh në Tiranë. Paketa e zgjerimit të BE që paralajmëroi të mërkurën, ka një dhuratë për vendet kandidate. Euractiv, raporton se Komisioni Europian do të propozojë që vendet kandidate si Shqipëria dhe Mali i Zi të kenë nga një komisioner në Bruksel. Bile përpara se të anëtarësohen në BE.
Sipas planit, kjo do të ndodhë në periudhën pasi të marrin traktatin e anëtarësimit dhe para anëtarësimit të plotë në BE.
Që do të thotë, për Shqipërinë kjo periudhe sipas objektivave mund të zgjasë 3 vite, por edhe më shumë për shkak se ky propozim do të shoqërohet me procesin e integrimit gradual të vendeve kandidate në BE.
Shqipëria mund të anëtarësohet në vitin 2030 si vend anëtar i BE, por jo me të drejta të plota, do të jetë anëtare në zonën e lëvizjes së lirë shengen dhe tregun ekonomik europian, dhe për një periudhë prove nuk do të ketë veto.
Pra, komisioneri nga Shqipëria do të ulet me 27 komisionerët e tjerë europianë në qeverinë e BE, dhe do të mund të të japë mendimin e tij në takimet e Kolegjit të Komisionerëve, të ndihmojë në formësimin e legjislacionit të BE-së, një e drejtë që deri më tani ka qenë e rezervuar për zyrtarët nga shtetet anëtare.
Një Komisioner i tillë mund të marrë pjesë në punën e Kolegjit edhe për çështje relevante, duke ruajtur plotësisht autonominë, kolegjialitetin dhe përgjegjësinë kolektive të Kolegjit.
Me pak fjalë, do të jetë komisioneri do të jetë në rolin e një vëzhguesi, që mund të flasë por jo të votojë, dhe Euractiv shton se potencialisht udhëheqësi i vendit kandidat pritet të jetë komisioner.
Të paktën, deri sa Shqipëria të anëtarësohet në BE, Edi Rama e ka mundësinë të anëtarësohet më shpejt, do të mund të ulet si i barabartë mes të barabartësh në BE, jo vetem si kryeministër, por edhe si komisioner. Dhe ndoshta më në fund do ketë mundësi për një debat normal në një parlament. Jo në atë me Bardhin dhe djalin e Fahriut, por me eurodeputetë në Strasburg.


