Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një plumb që e ndryshoi përgjithmonë! Donald Trump, një vit pas atentatit: Më forcoi! Ishte dora e Zotit!

schedule11:13 - 13 Korrik, 2025

schedule 11:13 - 13 Korrik, 2025

 

13 korriku i këtij viti shënoi përvjetorin e parë të atentatit ndaj Donald Trump në Buttler të Pensilvanisë, një atentat ky që tronditi Amerikën dhe mbarë botën.

Atë ditë korriku, ndërsa Trump në atë kohë kandidad presidencial i republikanwve fliste para turmës, një plumb e preku në vesh, vetëm disa centimetra larg asaj që mund të kishte qenë një goditje tragjik. Por, për një tjetër, kjo goditje ishte fundi i jetës: Corey Comperatore, një zjarrfikës dhe baba familjeje, ra dëshmor duke mbrojtur të bijën.

Në analizën e saj media britanike “The Telegraph” shkruan se pikërisht një vit më vonë, qyteti i Buttler kujton dhe ka zgjedhur te mos harroje.

Përkrahësit e Trump shohin në atë plumb një dëshmi hyjnore, një shenjë se “misioni nuk kishte përfunduar”. Ai vetë, i kthyer tani në Shtëpinë e Bardhë, përmend shpëtimin e tij si ndërhyrje të Zotit dhe vendos piktura e statuja të momentit në muret e zyrës. Për shumë, kjo është një kthesë politike. Për të tjerë, një spektakël i dhimbjes.

Analistët ndahen mes dy botëkuptimesh, njërit që sheh Trump si simbol i qëndresës dhe tjetrit që e shikon si përfitues të një tragjedie.

Ndërkohë, një pjesë tjetër e rrëfimit i takon institucioneve që dështuan. Gjashtë agjentë të Shërbimit Sekret u pezulluan. Raportet zyrtare flasin për “mungesë koordinimi”, “përgjigje të ngadaltë” dhe “cenueshmëri të skajshme”. Për shumë amerikanë, këto nuk janë më thjesht gabime janë rreziqe kombëtare.

Në përvjetor, Helen Comperatore organizon një “Cruise & Concert”, një marshim me motor dhe një koncert përkujtimor që bashkon qytetarë, artistë dhe familjarë. Qëllimi nuk është vetëm kujtimi i atyre që u plagosën dhe viktimës është edhe kërkesa për drejtësi. Kamerat në këtë koncert përkujtimor fokusuan përqafimet e njerëzve ku këndohej për jetën dhe jo për politikën.

Në analizën e medias britanike “The Telegrah” ngjarja e Butler nuk është vetëm atentat ndaj një lideri politik. Është atentat ndaj vetë ndjesisë së sigurisë në një demokraci. Nga plumbi që preku Trump e deri te jeta e humbur e Corey, ky incident na detyron të rikthehemi tek ajo që kemi harruar, se politika ka pasoja reale, në trupin dhe zemrën e njerëzve të thjeshtë shkruan media britanike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!