Një biznes është përfshirë nga zjarri në Sheq të Fierit.
Gazetarja Valbona Dividhi bën me dije për abcnews.al se zjarri ka rënë fillimisht në zonën e kuzhinës së lokalit duke u shpërndarë më pas në të gjithë godinën.
Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, ndërsa zjarri u fik disa minutë më vonë.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:45, në lagjen “1 Maji” Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit A.T ka rënë zjarr.
Shërbimet e policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga flakët nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abncews.al