Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Isopolifonia ruhet me fanatizëm/ Familja Çenko në Gjirokastër ka trashëguar traditën brez pas brezi

schedule20:23 - 8 Shkurt, 2025

schedule 20:23 - 8 Shkurt, 2025

Familja Çenko në Gjirokastër është nga më të njohurat kur përmendet isopolifonia. Ruajtja e kësaj pasurie ka kaluar brez pas brezi në të gjithë pjesëtarët e saj, e sot është Alvaro ai që vijon këtë trashëgimi.

Ai thotë se fillimisht kanë gëzimet familjare ku ka kënduar për herë të parë, e më pas në moshën 6-vjeçare do të niste rrugëtimin dhe perfeksionimin e tij si pjesë e grupeve artistike.

Kënga isopolifonike ruhet me fanatizëm në familjen Çenko, ku mjaft prej tyre kanë qenë pjesë e një sërë eventesh kulturore, brenda e jashtë vendit, kun ë moshën 12-vjeçare, Alvaro do performonte për herë të parë në skenat madhështore.

Talentin e ka të lindur, por një mbështetje mjaft të madhe ka patur edhe nga xhaxhai I tij, Roland Çenko, I cili është vlerësuar me titullin mjeshtër I madh nga presidenca.

Isopolifonia, ashtu si dhe qyteti i Gjirokastrës është pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO. Po çfarë interesi dhe kurioziteti shfaqin turistët kur dëgjojnë këngën isopolifonike?

Kënga gjirokastrite dallon nga zonat e tjera të jugut dhe Alvaro thotë se konsiderohet edhe më e vështira për t’u interpretuar.

Dëshira e tij është që këtë trashëgimi ta përcjellë edhe në brezat që do vijojnë, e pikërisht për këtë arsye, ai po punon me mjaft të rinj për mbajtjen gjallë të kësaj kryevepre të trashëgimisë gojore të njerëzimit.

Isopolifonia është dukuria bazënë Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e të kënduarit të një apo më shumë zërave të ndryshëm solistikë, e cila buron nga ndjenja e brendshme.  E jo më kot, urimi të këndoftë zemra është pjesë e pandarë kur këndohet kënga isopolifonike.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!