Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kaosi me ndihmat/ Sako: Po i strehojmë në hotele me pesë yje, vetë nuk do e paguanin dot kurrë

schedule20:50 - 30 Nëntor, 2019

schedule 20:50 - 30 Nëntor, 2019

Bashkia e Durrësit ka lëshuar autorizim për banorët që të marrin ndihma në gjimnazin “Leonik Thomeo”, por sipas qytetarëve ky autorizim nuk i ka shërbyer aspak.

Ata tregojnë për gazetaren e “Abc News”, Ajgena Korbi se ka pasur një keqmenaxhim të ndihmave.

Ndërkohë në një intervistë LIVE për “Abc News”, kryetarja e Bashkisë, Valbona Sako ka mohuar që të ketë pasur keqmenxhim të situatës.

Gjithashtu ajo thotë kaosi që është krijuar në këto qëndra është për shkak të personave që nuk kanë nevojë.

“Kaosi shkaktohet nga persona që nuk kanë nevojë, ndihmat shpërndahen në mënyrë të organizuar. I bëj thirrje qytetarëve të Durrësit të jenë të qetë. Punonjësit janë në terren për të evidentuar qytetarët të cilët kanë nevojë, 30 grupe i kemi të shpërndarë në terren”, tha Valbona Sako.

Ajo thotë se vërtetimi që i është dhënë qytetarëve plotësohet nga bashkia për të marrë ndihmat në pikat e shpërndarjes.

E pyetur nga gazetarja për personat që nuk janë sitstemuar ajo thotë se nuk kanë pasur nevojë për t’u ndihmuar.

“Qytetari të paraqitet në Bashkinë e Durrësit dhe do të bëhet i mundur akomodimi i tyre”, tha ajo.

Gjatë paradites së sotme në Durrës ka patur një kaos me shpërndarjen e ndihmave ku banorët ankohen se nuk kanë marrë asgjë përveç një panineje buke dhe një shisheje uji. Kur gazetarja e Abc Neës pyeti për këtë gjendje nënkryetarin e Bashkisë Arbër Braho mori si përgjigje arrogancën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!