Kolonel Sami Neziri ka komentuar përshkallëzimin e situatës së sigurisë, duke u ndalur te lufta hibride, sulmet me dronë dhe raketa, si dhe reagimi i vendeve të NATO-s.
Neziri u shpreh se është e kuptueshme shqetësimi për situatën, ndërsa theksoi se, sipas tij, diplomacia nuk ka arritur të krijojë kushtet për uljen e palëve në tryezën e bisedimeve.
Sipas tij, situata është përkeqësuar si pasojë e luftës hibride, por edhe e sulmeve me dronë dhe raketa, ku nuk janë kursyer as civilët.
Neziri tha se vendet e ndryshme, pavarësisht deklaratave publike, i kanë marrë seriozisht informacionet e përcjella nga inteligjenca amerikane.
“ Është legjitime paniku, në vend që bota e qytetëruar dhe diplomatike kërkonte të prevalonte për t’u ulur palët në tavolinë. Për fatin e keq, situata është përkeqësuar si nga lufta hibride, ashtu dhe goditjen me dronë dhe raketa, pa kursyer dhe jetën e civilëve. Vendet europiane vetë, ndryshe nga çfarë deklarojnë, i kanë vlerësuar dhe marrë seriozisht ato që inteligjenca amerikane i ka informuar. Ky është shkëmbimi i informacionit, kjo u bë thirrje vendeve të NATO-s, sidomos ato që ndihen më të rrezikuar, që të marrin masa preventive.”


