Zhvendoset epiqendra, kjo ishte zona e re që u trondit nga tërmeti pak më parë

schedule17:48 - 27 Nëntor, 2019

schedule 17:48 - 27 Nëntor, 2019

Shqipëria qendrore dhe ajo e veriut janë duke përjetuar një stuhi tërmetesh që prej mëngjesit të djeshëm.

Qindra lëkundje janë ndjerë në zonën e Durrësit deri më tani, ndërsa duket se epiqendra është zhvendosur më në veri-lindje.

Pak më parë është ndjerë një lëkundje me forcë 3.9 të shkallës Richter disa kilometra në veri të Rrëshenit. Nuk ka të dhëna nëse lëkundja ka shkaktuar ndonjë dëm material, ndërsa paniku tek banorët është i madh.

Gjatë pasdites së sotme duket se janë riaktivizuar lëkundjet e forta. Vetëm brenda 30 minutave u ndjenë disa lëkundje, ku më e forta ishte me magnitudë 5.3 e shkallës Richter. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!