Ambasada e SHBA urim për 80-vjetorin e Çlirimit: Koha për të nderuar sakrificat

schedule09:41 - 29 Nëntor, 2024

schedule 09:41 - 29 Nëntor, 2024

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një urim me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!”, thuhet në postim.

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.