Policia e Shtetit, i ka dhënë përgjigje refuzuese Partisë Demokratike, për sa I përket sigurimit dhe mbarëvajtjes së Protestës së thirrur të hënën përballë Kuvendit të Shqipërisë.
ABC News, mëson se pas njoftimit që kanë bërë në Policinë e Shtetit për këtë tubim të militantëve të Partisë Demokratike, organziatorëve të Protestës u është thënë se për shkak të ndeshjes më Shqipërisë dhe Ukrainës, unfifromat blu do të jenë të përqëndruara përrreth satadiumit.
Mëgjithatë mësohet se një grup prej dhjetra efektivësh do të bëhen gardh përballë kuvendit për ruajtjen e këtij institucioni. Në këtë përgjigje, policia e shtetit mësohet se ka dhënë edhe porostitë organizatorëvë që të distancohen nga aktet e dhunës, pasi në protestat e fundit janë parë aktet vandale duke hedhur molotov, duke djehgur goma dhe duke thyer tabelat e reklamave.
Militantët e Partisë Demokratike, kanë paralmëruar që të mblidhen para Kuvendit për të kundërshtuar miratimin e Buxhetit për vitin 2025./abcnews.al