Finalizohet operacioni i koduar “Labirinti”. Pas një hetimi 6 mujor të kryer me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 11 shtetas.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë. Këta shtetas sipas policisë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier.
Gjithashtu, gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas që posedonte doza kanabisi. Sakaq vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/