City nuk fal asgjë/ Skuadra e Guardiolës kalon në fazën tjetër të Kupës së Ligës

schedule13:39 - 25 Shtator, 2024

schedule 13:39 - 25 Shtator, 2024

Manchester City nuk ka ndërmend të falë asgjë në futbollin anglez. Pas kryeson në Premier League, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola siguron kualifikimin edhe në 1/8 e Kupës së Ligës.

Me një rotacion të theksuar në formacion, të besuarit e Guardiolës mundën në shtëpi 2-1 Uotford.

Gjithçka e lehtë të për zotët e shtëpisë, që pritën vetëm pesë minuta për golin e epërsisë.

Doku ndali topin në rrjetë për të shbllokuar shumë shpejt rezultatin e sfidës.

City vrau garën që në pjesën e parë.

Nateus Nunjez dyfishoi diferencën përpara se skuadrat të ktheheshin në dhomat e zhveshjes.

Me fitoren e sigurt, kampionët anglezë i lejuan rivalëve golin e nderit vetëm katër minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Bashkë me Manchester City, në raundin tjetër të Kupës së Ligës shkon edhe Chelsea.

Blutë e Londrës fituan 5-0 kundër Barrow, në një sfidë që u duk më shumë si stërvitore.

Në 15 minutat e para, Nkuku shënoi dy herë për të zotët e shtëpisë, ndërsa autogoli i Ferman vulosi fatin e ndeshjes që në pjesën e parë.

Pas pushimit Chelsea e bëri më të ekzagjeruar fitoren.

Pedro Neto shënoi golin e katërt, ndërsa Nkuku të pestin për skuadrën e tij dhe të tretin personal.

Një tjetër rezultat pozitiv për Blutë e Londrës, që duket se kanë harruar sezonin e fundit, që ishte një dështim i vërtetë./abcnews.al