Mungesa e rrogave e lodh, mesfushori largohet nga Flamurtari

schedule09:46 - 20 Nëntor, 2019

schedule 09:46 - 20 Nëntor, 2019

Flamurtari nuk e ka provuar ende shijen e fitores për këtë sezon. Kuqezinjtë presin të shtunën Luftëtarin në Vlorë (13:30) dhe do të bëjnë gjithçka për të mposhtur bluzinjtë e për t’i barazuar në renditje.

Edhe fati është kundër, lojtarët po japin gjithçka, pavarësisht se dhënia e rrogave është harruar në qytetin bregdetar. Diçka e tillë e ka lodhur një prej lojtarëve. Panorama Sport raporton se Semir Bajraktareviç është largimi i parë nga Flamurtari.

“Po largohem drejt Bosnjë-Hercegovinës”, i ka shkruar 32-vjeçari një prej drejtuesve të klubit vlonjat, teksa ditën e djeshme nuk ka marrë pjesë në stërvitje. Mesfushori ishte afrimi i parë i kuqezinjve (erdhi nga Maccabi Ahi Nazareth) dhe u aktivizua 439 minuta në kampionat dhe 52 në Kupën e Shqipërisë. /abcnews.al

Semir Bajraktareviç

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!