Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Finalja e parë për Flamurtarin/ Skuadra vlonjate mund Partizanin 90-58 në play off e titullit

schedule12:20 - 27 Prill, 2026

schedule 12:20 - 27 Prill, 2026

Flamurtari fitoi ndeshjen e parë finale përballë Partizanit me shifrat 90-58, duke e nisur me këmbën e mbarë fazën “play-off” për titullin kampion ne basketboll per femra.

Ndeshja u dominua nga ekipi vlonjat, i cili krijoi menjëherë diferencë në pikë ndaj kundërshtarit, duke e mbyllur periodën e parë me 10 pikë avantazh.

Ritmi i mirë për Flamurtarin vijoi edhe në periodën e dytë, me skuadrën që e mbylli pjesën e parë në avantazhin 39-26.



Menjëherë pas pushimit, ishte sërish Flamurtari që luajti më mirë duke thelluar diferencën në shifrat 61-35.

Partizani ishte I pafuqishëm për të reaguar ndaj të ekipit vendas, që  me përkrahjen e tifozëve vulosi fitoren me rezultatin 90-58, për të nisur në mënyrë më të mirë finalet për titullin kampion.

Finalja e dytë mes Flamurtarit dhe Partizanit është në program të mërkurën në kryeqytet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!