Kroacia ka shpallur të padëshirueshëm dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Aleksa Beçiç, kryetarin e Parlamentit Andirja Mandiç dhe deputetin e kuvendit malazez, Milan Knezheviç.
Ministria e Punëve të Jashtme në Kroaci ka njoftuar Malin e Zi përmes një note drejtuar ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se këta persona janë shpallur të padëshirueshëm për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kroacinë dhe abuzimit të vazhdueshëm për qëllime të brendshme politike.
Analisti Mentor Nazakor përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se Mali i Zi është në një situatë delikte, ndërsa theksoi se mund të ketë një ‘veto’ nga Kroacia për integrimin në BE të Malit të Zi.
Më tej ai u shpreh se SHBA duhet të ndërhyjë në mënyrë që të mos lejojë këtë frymë kushtezuese në Ballkan.
“Ka qenë një pretekst real nga qeveria kroate. Serbia u shqetësua nga miratimi rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës. Personazhet që janë shpallur non grata kanë pasur dol aktiv në Parlamentin malazez.
Dy prej personazheve të zgjedhur non grata, janë vërtetë pro frontit pro-serb. Janë në role parlamentare. Kjo parti synon të ngadalësojë afrimin e Malit të Zi me BE-në. Ajo që bëri Kroacia është shprehje e bezdisë, mospëlqimit. Mali i Zi është në një situatë delikate. Dua të them që është një situatë që krijohen pretekste, një sinjal i marr vesh mes Kroacisë dhe vendve të tjera të BE-së.
Ajo çfarë duhet thënë është që Mali i Zi ishte afër BE-së. Mbetet për t’u shqyrtuar si do ndijojë kjo masë si ndonjë veto nga Kroacia.
Mendoj se SHBA-të duhet të ndërhyjnë që të mos lejojnë këtë lloj fryme kushtëzuese.”, u shpreh ai.
/abcnews.al