Të enjten vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët gjatë pjesës më të madhe të ditës. Sipas parashikimit, vranësirat do të shtohen gradualisht në orët e vona të mbrëmjes.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here pritet të arrijë deri në 12 m/s.
Në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1-2 ballë./abcnews.al



