Ish kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se njerëzit që drejtojnë protestën në Tiranë, janë të paaftë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se intelektualët duhet të grupoheshin dhe të merrnin në dorë fatet e vendit.
Ndërsa avokati Edmond Petraj deklaroi se në protestë, ka betejë të brendshme mes organizatorëve.
Sipas tij, protesta është keqmenaxhuar dhe po shkon drejt rënies.
Ibsen Elezi: Ka njerëz që duan ta prishin. Flasin idiotësira të tilla. Të dalësh dhe të thuash diçka, Rama në burg, Berisha në burg, ajo është forma për të shprehur një kauzë. Problemi nuk janë qytetarët, por kasta e intelektualëve. Duhen që intelektualët të marrin fatet në dorë, të grupohen.
Edmond Petraj: Problemi i protestës, ishte se filloi me një kërkesë radikale, dorëheqje e Ramës. Ishte e pamenduar mirë. 20 ditëshi i parë, ishte mirë protesta. Në 10 ditëshin e parë ishte shumë mirë. Tani ka ndryshuar gjithçka, ka filluar betejë e brendshme, nuk po menaxhojnë dot. Tani e shikon dhe çfarë dalin. Duhet që liderët e protestës të bënin fjalime. Ajo shkoi drejt rënies. Sot është tkurrur jashtë mase. Është keqmenaxhuar protesta./abcnews.al



