Egnatia arriti një barazim spektakolar në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Champions. Skuadra kampione e Shqipërisë u ndal në rezultatin 3-3 në shtëpi përballë ekipit nga Sllovenia, Celje, ndërsa dueli ishte tërësisht i hapur.
Trajneri Nevil Dede I habiti të gjithë duke lënë në stol kapitenin Aleksi, dhe mbrojtja e ndjeu mungesën e tij.
Gjithsesi, Egnatia shënoi e para me autor goli Bitrin, edhe pse sllovenët përmbysën rezultatin në 2-1 pas 55 minutash lojë. Ekipi ynë barazoi sërish me rrjetën nga Medeiros, por Celje iu afrua fitores me golin për 3-2 në minutën e 67-të. Gjithsesi, Egnatia siguroi barazimin kur realizoi blerja e re, Diabaté.
Ky rezultat ndihmon më shumë sllovenët, por gjithsesi çështja e kualifikimit mbetet e hapur për t’u përcaktuar në ndeshjen e dytë që do të luhet në 28 korrik./abcnews.al



