Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Betonierja bie nga lartësia, dy viktima/ Karamuço: Po hetohen 3 pista. Zona, problematike për aksidente

schedule23:26 - 22 Korrik, 2026

schedule 23:26 - 22 Korrik, 2026

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë.

Viktimat janë shtetas egjiptianë, ndërsa i plagosuri një 28-vjeçar nga Shqipëria.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan.



Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se Policia e Shtetit po heton në 3 pista.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuç shtoi se pista e parë është ajo e mosnjohjes së rrugëve nga drejtuesi, e dya një defekt teknik i betonieres dhe e treta është humbja e ndërgjegjes së vetë drejtuesit.

Sipas Karamuços, zona ku ndodhi ngjarja e rëndë është problematike për aksidente.

“Mesa jam në dijeni, policia e shtetit ka 3 versione. Këto 3 pista, e para është mungesa e vëmendjes dhe njohurive mbi rrugën, sinjalistikat rrugore. Versioni i dytë, një defekt teknik i automjetit dhe versioni i tretë është humbja e ndërgjegjes së vetë drejtuesit të automjetit. Këto të treja po hetohen nga policia. Kjo rrugë është tepër e rrezikshme. Në atë orar nuk duhet të qarkullonte betonierja. Kemi edhe turistë në rrugë, edhe njerëz që ikin me pushime, edhe betoniere në rrugë. Janë shumë problematike këto”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!