Përse të mos meritonte më shumë?
Spanja u shpall me meritë të plotë kampione e botës, dhe disa nga lojtarët e saj spikatën dhe u nderuan me çmime individuale.
Gjithsesi, kur vjen puna për formacionin më të mirë të Botërorit, nga skuadra iberike ka fare pak, vetëm 3 përfaqësues.
Këta janë mbrojtësit e krahut, Porro e Kukureja, që të dy me meritë të plotë.
Po ashtu, kapiteni Rodri, që jo më kot u shpall edhe futbollisti më i mirë i turneut, duke fituar Topin e Artë.
Gjithsesi, habit fakti se portieri Unai Simon, edhe ai numri 1 më i mirë I Kupës së Botës apo Doreza e Artë, nuk u zgjodh në njëmbëdhjetëshen titullare.
Në vend të tij, një portier vërtet i shkëlqyer si Vozinja i Kepit të Gjelbër.
Asnjë problem nuk kemi me zgjedhjen, por po ashtu gardiani afrikan duhej të kishte qenë edhe Doreza e Artë.
Nejse.
Argjentina, nënkampione e botës, pati vetëm dy përfaqësues, gjithashtu pak.
Nuk mund të mungonte Lionel Mesi, i cili doli edhe Topi i Argjendtë, pra lojtari i dytë më i mirë i Botërorit, dhe Këpuca e Argjendtë, shënuesi I dytë më I mirë pas Kilian Mbapesë.
Bashkë me kapitenin, edhe mbrojtësi i qendrës, Lisandro Martinez.
Franca u përfaqësua nga 3 futbollistë, mes të cilëve kapiteni Mbape, mbrojtësi Upamekano dhe organizatori Majkëll Olize.
Pra, “gjelat” patën më shumë përfaqësues në formacion sesa Argjentina, edhe pse “gauçosit” dolën të dytët dhe francezët të katërtët.
Anglia u ndodh aty vetëm me një yll, i cili ishte në të vërtetë më I miri I “tre luanëve”, me Xhud Belinghamin, autor i 7 golave dhe i një asisti, Këpuca e Bronzit e Kupës së Botës, dhe po ashtu u nderua edhe Norvegjia që pati Erling Halandin./abcnews.al



