“Botërori 2026” nuk do të mbahet mend vetëm si edicioni I parë me 48 skuadra dhe 104 ndeshje. Ky turne do të hyjë në histori si momenti kur fizika sportive dhe inxhinieria elektronike ndryshuan përgjithmonë futbollin dhe arbitrimin duke e transformuar topin e ndeshjes në një pajisje plotësisht teknologjike. Prova përfundimtare e fuqisë së kësaj risie erdhi në sfidën mes Portugalisë dhe Kroacisë.
Rasti i diskutuar ishte ai në minutën e 13 shtesë. Kroatët festuan barazimin 2-2, por gjithçka u anulua pasi sistemi VAR njoftoi arbitrin për një pozicion jashtë loje.
Nga përsëritja e pamjeve dukej gjithçka e rregullt, pasi nuk vërehej asnjë devijim I topit nga sulmuesi kroat në pasimin e fundit.
Por, në këtë moment në ekranët gjigandë në stadium dhe televizorët në shtëpi u shfaqë një grafikë e pazakontë, ku shfaqej një valë e vogël.0
Kjo konfirmonte shkencërisht se Matanoviç e kishte prekur topin, lehtë por e kishte prekur.
Kjo është vetëm një pjesë e teknologjisë që mban çipi I vendosur në brendësi të topit “Trionda”.
Si një “smartphone” ai duhet të jetë i karikuar përpara çdo sfide, ndërsa program “Connected Ball” transmeton në kohe reale çdo pozicionim në fushë dhe çdo prekje sado të vogël, si ajo “vala” e shfaqur në ekran mund të vendosë fatin e një Kupe Bote.



