Belgjika “bie” përballë Sllovakisë, sistemi VAR “anulon” fitoren e “Djajve”

schedule19:56 - 17 Qershor, 2024

schedule 19:56 - 17 Qershor, 2024

Është padyshim rezultati më surprizues deri në këtë pikë të Kampionatit Evropian të futbollit, me “Djajtë e Kuq”, të Belgjikës, që janë mundur me rezultatin minimal, 0 me 1, nga Sllovakia, në ndeshjen e tyre hapëse, të Euro 2024, duke tronditur jo pak tifozët e tyre, por edhe shpresat për një kualifikim të mëtejshëm në këtë kompeticion.

Goli i vetëm, i rregullt, i kësaj sfide erdhi në minutën e 7’-të, me sulmuesin e Sllovenisë, Ivan Schranz, që tundi rrjetën e Casteels, pas një “përgjumje” të mbrojtjes belge. Djemtë e Tedesco reaguan menjëherë por rastet e vetma që u përkthyen në gol, nga Romelu Lukaku, dy të tillë, u anulluan pas rishikimit me anë të sistemit VAR, me golin e parë që ishte në pozicion të parregullt, ndërsa gjatë ndërtimit të aksionit në golin e radhës pati një prekje të topit me dorë.

Falë këtij rezultati, Belgjika poziconohet në vendin e tretë të Grupit E, vetëm me golavarazh më pozitiv se Ukraina, e cila u mund me rezultatin 3 me 0, ndërsa Sllovakia vendoset në vendin e 2-të të këtij grupi, me 3 pikë, po aq sa Rumania kryesuese. Ndërkaq, në sfidat e radhës, Belgjika do të ndeshet me Rumaninë e vendit të parë, ndërsa Sllovakia me Ukrainën. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!