Eksperti i ekonomisë, Artur Ribaj ngadalësimi i rritjes së çmimeve ka çuar inflacionin në 2.9 përqind.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Ribaj u shpreh se Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mos luajë normën bazë të interesit.
Sipas Ribajt, në ngadalësimin e rritjes së çmimeve, ka ndikuar edhe përfundimi i sezonit turistik.
“Edhe për shkak të konsumit të realizuar, edhe për shkak të uljes së konsumit, kemi ulje të inflacionit. Duke pasur parasysh mbivlerësimin e lekut, kemi balancim dhe kemi këtë tregues. Treguesi 2.9 përqind nuk është i ulët. Ne vazhdojmë ta kemi objektivin 3 përqind, sipas Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë, me të drejtë, ka qëndruar në mos lëvizjen bazë të interesit. Mendoj se kjo do të zgjasë. Banka e Shqipërisë përpiqet të krijojë komoditetin, për të pasur stimulim të rritjes ekonomike. Ky tregues 2.9 përqind, është duke krijuar favor makroeknomik të vendit. Banka e Shqipërisë po bashkëvepron për rritjen ekonomike. Mbajtja e kësaj politike është duke e ndihmuar atë. Kjo mundëson rritjen e kreditimit, qoftë për bizneset, por edhe për individët”, theksoi ai./abcnews.al


