Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndarja e re territoriale/ Mazniku ftesa ime për opozitën: Ejani të punojmë bashkë për kompentecat, financat dhe rajonalizimin

schedule14:08 - 8 Tetor, 2026

schedule 14:08 - 8 Tetor, 2026

Nga podium i Kuvendit, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku ftoi sërish opozitën të bashkëpunojnë mbi reformën territorial sa i përket financave, kompentecave dhe rajonalizimit të bashkive

“PS vendosi me vullnetin e saj t’i japë opozitës paritetin dhe bashkëkryesinë, pasi ky proces është aq i rëndësishëm sa mund të kishte shanset dhe mundësinë të ishim marrë vesh. Që në momentin e parë, nga vonesa e sjelljes së emrat, për 112 ditë nuk erdhën për të bërë mbledhjen e parë, në vijimësi u bë një punë e jashtëzakonshme, shkuam në 11 qarqe, patëm grup ekspertësh të përbashkët, që duhet të sillnin elementët teknikë, pavarësisht lutjeve ndaj opozitës, më 15 korrik e bëmë këtë kërkesë dhe nuk u ra dakord të prezantohen gjetjet.

Rrugët ndaheshin, ose reforma ngecte, dhe hallet që njerëzit kanë përditë ngelnin ose duhet të ecnim përpara me përgjegjësinë që PS ka. Nisur nga kjo barrë nuk e lamë punën në gjysmë



Detyra që parlamenti na dha kishte 4 detyra territorin kompentecat financat dhe rajonalizimin, për fat të keq nuk bëmë tre prej ktyre detyrave. Eci para me elementin territorial, dhe të vijojmë punën për kompentecat financat dhe rajonalizimin.

Në nëntor presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve. Dhe kjo është një ftesë ndaj opozitës: ta bëjmë këtë ushtrim bashkarisht për kompentecat, financat dhe rajonalizimin.

Elementi I, ndarja territoriale caktohet me ligj, kufijtë nuk ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë. Ndarja e territorit bëhet me ligj, kushtetuta ia ka caktuar këtë detyrë Kuvendit, në banzë të një numri votash, Pra, bëhet me ligj është e drejtë vetëm e kuvendit

Elementi I dytë, në nevojat dhe interesat e përbashkëta ekonomik. A e përmirëson funksionin, cilësinë e rrugëve, ekonominë, dhe pyetja kryesore është a ia dalim dot për ekonomi më të forte

Elementi III tradita historike dhe elementi i katërt të merret mendimi i popullatës. Ia kemi dalë të plotësojmë frymën e kushtetutës. Nga këto bashkime përfitohet ekonomikisht, interesat e atyre që bashkohen përmirësohen.

Në të gjitha rastet, e bashkimeve të propozuara, historia kultura e shoqërisë që bashkohet janë njerëz që kanë një bashkëpunim të gjatë me njëri tjetrin. Elementi social kulturor është parë në të gjitha rastet”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!