Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën!

schedule14:20 - 8 Tetor, 2026

schedule 14:20 - 8 Tetor, 2026

Nga salla e Kuvendit, ku prezantoi ndarjen e re territorial, Arbjan Mazniku, iu drejtua shqiptarëve lidhur me tre shqetësime të tyre, sipas tij.

“Tre argumente i kam për qytetarët lidhur me këtë reformë. Cfarë ndodh me shërbimin? I kemi pyetur të gjithë kryetarët e bashkive, më jepni emrin e një shërbimi që prej këtij bashkimi largohet. Asnjë nuk ka thënë emrin e një shërbimi që largohet. Sot propozojmë një sistem që nuk largon asnjë shërbim, ju gënjen kush ju thotë të kundërtën.

Përfaqësimi, zëri ynë nuk do dëgjohet. Propozimi i konceptit të qyteteve është mekanizmi që garanton përfaqësimin në Këshillat Bashkiak. Identiteti i qyteteve nuk preket.



Elementi III, ka të bëjë me mënyrën si përfaqësohemi, këshillat ruajnë propocionalitetin e përfaqësimit sipas numrit të popullsisë. Përfaqësimi i 46 bashkive do jetë sipas 77 qyteteve përbërëse. Zëri i njerëzve dëgjohet gjithmonë. Kjo reformë, patjetër që ka debate, asnjë reformë që ndërron kufijtë nuk kalon pa debat.

PS ka një barrë, të cojë Shqipërinë përpara në BE, një ndër reformat është ajo në territor, janë mekanizma që Evropa të ndihet në cdo fshat në cdo qytet e bashki të vendit”, -u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!