Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtrenjtohen çmimet e banesave në Lezhë/ Kërkesa e shtuar rrit çmimet mesatarisht me 10 përqind

schedule14:26 - 8 Tetor, 2026

schedule 14:26 - 8 Tetor, 2026

Lezha po vijon të tërheqë interesin e blerësve dhe investitorëve në tregun e pasurive të paluajtshme. Në dy vitet e fundit, çmimet e apartamenteve janë rritur mesatarisht me rreth 10%, ndërsa në zonat bregdetare rritja ka qenë edhe më e ndjeshme. Shëngjini kryeson këtë tendencë, me një rritje që në disa zona si Rana e Hedhun arrin deri në 20%.

Në Lezhë aktualisht çmimet variojnë rreth 900 deri në 1000 euro metri katror. Më të shtrenjta çmimet rezultojnë në  qendër të Shëngjinit si dhe në zonën e njohur si Rana e Hedhun.

Sipas agjentëve të tregut imobiliar  ky shtrenjtim në tregun imobiliar lidhet me rritjen e cilësisë së ndërtimeve dhe investimet, ndërsa turizmi ka sjellë një tjetër kategori blerësish, veçanërisht të huaj.



Për vitin e ardhshëm parashikohet që rritja e çmimeve në tregun imobiliar të vazhdojë, por me ritme më të moderuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!