Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekonomia gjermane del nga stanjacioni/ Drejt rritjes më të shpejtë që nga viti 2022

schedule14:29 - 8 Tetor, 2026

schedule 14:29 - 8 Tetor, 2026

Ekonomia e Gjermanisë po shkon drejt rritjes më të shpejtë në katër vjet, ndërsa eksportet dhe shpenzimet e financuara nga borxhi qeveritar po ndihmojnë vendit ti japë fund stanjacionit.

Janë këto parashikimet e fundit zyrtare, sipas të cilave ekonomia më e madhe e Europës pritet të rritet me 1.3% këtë vit, shumë mbi vlerësimin prej 0.5% të bërë në prill nga qeveria.

Ekonomia gjermane kishte ngecur në vendnumëro që prej fillimit të luftës në Ukrainë në vitin 2022, pasi çmimet e larta të energjisë dhe pasiguritë e shtuara shtynë vendin në stanjacionin më të gjatë në historinë e tij moderne.



Sipas ministrisë së ekonomisë, prodhimi I brendshëm bruto u zgjerua me ritme të forta në gjashtë muajt e parë të këtij vitit, pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme që shkaktoi një tjetër valë rritjesh për ccmimet e energjisë.

Parashikimi i qeverisë gjermane thotë se kjo po ndikon në shpenzimet e familjeve dhe konsumi privat pritet të rritet me vetëm 0.3%, shumë më pak se krahasuar me një vit më parë.

Vlerësimet janë që goditja inflacioniste të vijojë edhe në vitin 2027, duke parashikuar një normën inflacioni në 3%. Por, qeveria gjermane argumenton se rimëkëmbja e ekonomisë po nxitet kryesisht nga eksportet dhe investimet. Këtë vit pritet që shpenzimet të zgjerohen me 0.6% ndërsa eksportet të rriten me 3.7%, duke kompensuar kështu dobësimin e konsumit të familjeve.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!