“La Gazeta delo Sport nuk pati asnjë mëshirë.
E përditshmja më e madhe sportive në Apenine nxorri përfundimin se kjo kombëtare e Italisë është më e shëmtuar, më e dobët dhe e keqe për t’u parë sesa në të kaluarën, edhe pse u eliminua në tri Botërorë radhazi.
Prova e parë e trajnerit Roberto Mançini, I rikthyer në stolin e Të Kaltërve, përfundoi me një disfatë të rëndë në “Olimpiko” të Romës ndaj Belgjikës.
Ishte edhe fillimi I aventurës në Ligën e Kombeve, dhe ajo që quhet “la Nazionale” nuk bindi aspak.
“Djajtë e kuq” triumfuan 2-0 dhe jo vetëm me golat e shënuar nga Godts në 20’ dhe Lukebakio në 69’.
Miqtë patën 17 gjuajtje ndaj 11 të vendasve, dhe 9 në kuadrat ndaj vetëm pesë.
Italisë së Mançinit I mbeti më shumë zotërim topi, 54 për qind, por më pak goditje nga këndi, 4 ndaj 8 të belgëve.
Tifozët protestuan ashpër për këtë paraqitje, ndërsa pesë herë kampionët e botës janë ende hija e asaj që kanë qenë dikur.
“Dy shuplaka për Italinë, – shkruan e dëshpëruar “La Gazeta delo Sport”, – të kaltrit munden nga Belgjika. Fundi mes vërshëllimave! Nisje makthi për kombëtaren e re!”
“Itali bëj guxim, – vjen titulli I ndryshëm I “Il Korriere delo Sportit”, – Liga e Kombeve dhe aventura e re e Mançinit nisin me një nokaut (0-2)! Kombëtarja është kantier dhe Belgjikia nuk fal! Të hënën, Turqia!”
Mançini deklaroi pas ndeshjes së ky ishte vetëm fillimi I punës, dhe se vazhdimi do të jetë më I mirë, ndërsa tha se I kupton vërshëllimat e tifozëve.
Italia luan të martën në Turqi, në një provë edhe më të vështirë, ndërsa pesë herë kampionët e botës nuk dihet nëse do të kenë mundësi të bëjnë kthesën, apo do të vazhdojnë si në vitet 2018, 2022 e 2026 kur nuk shkuan fare në fazat finale të Botërorëve.

