Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Vasac tha se dera e BE për Shqipërinë është gjithmonë e hapur. Nga Korça, Vasac u shpreh se e rëndësishme është të vazhdohet me reformat.
Një kundërvënie në rrugën drejt BE-së e lexon Franca angazhimin e Shqipërisë në inciativën për Shengenin Ballkanik. Qëndrim që është përcjellë nga ambasadorja Vasak, e cila nënvizoi se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër Shqipërisë për hapjen e negociatave por vendi ynë duhet të japë rezultate konkrete e jo në letër.
Franca nuk duket entuziaste për iniciativën e Shengenit Ballkanik. E pyetur pas një aktiviteti të zhvilluar në Korçë, ambasadorja Kristin Vasak, veçoi Shqipërinë, duke thënë kjo iniciativë dukej një kundërvënie e vendit tonë drejt Europës.
“Forcimi i marrdhënieve mes vendeve te Rajonit është i mirepritur. Mendoj se ky eshte frymezimi mes bashkebiseduesve. Duke folur per nje minishengen do doja tju kujtoja se kodi shengen eshte shume i gjere, besoj nuk behet fjale per te njejten gje. Nuk ka pse ti kunderveme rrugetimit te Shqiperise drejt europes nje iniciative te vendeve te Ballkanit”, shprehet ambasadorja franceze.
Diplomatja përsëriti se vendi i saj nuk ka qenë asnjërë kundër Shqipërisë, por nënvizoi se çka pritet nga vendi ynë nuk janë reforma në letër.
“Përsëris presidentin: Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria kanë vokacion të jenë pjesë e BE. Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër. Ka thjesht disa lloje interpretimesh nga njerëz që s’korrespondojnë me të vërteten. Dera eshte e hapur. Se pari reformat te vazhdojne dhe te kene rezultate konkrete. Nuk mjafton të miratohen ligje. Duhet zbatim. Kjo kërkon vullnet të gjithë paleve politike.”
Ambasadorja franceze tha se ideja e presidentit Makron është reformim i procesit të zgjerimit në mënyrë që BE të funksionojë./abcnews.al