Një ngjarje e rende u shënua në orët e parë të mëngjesit të se premtes në kryeqytet, ku një i moshuar ka humbur jetën brenda banesës së tij.
I moshuari jetonte vetëm, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se zjarri u shkaktua nga rezistenca ngrohëse dhe si pasojë tymit të shkaktuar është asfiksuar duke gjetur vdekjen.
Spiro Ndino 85 vjeç humbi jeten i asfiksuar pas një zjarri që përfshiu banesën e tij në rrugën “Frosina Plaku”.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës ndërsa viktima jetonte vetëm. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca ngrohëse dhe si pasojë tymit ishte asfiksuar duke gjetur vdekjen theksojnë burime nga policia.
Kanë qenë fqinjët e të moshuarit që lajmëruar policinë rreth orës 06:30, pasi kishin parë të dilte tym nga shtëpia e 85-vjeçarit.
Edhe pse zjarfikësja dhe policia mbërritin shpejtë në vendngjarje, përsëri i moshuari nuk t’ia dale në luftën kundër flakëve dhe tymit. Këto janë pamjet nga breda banesës së Spiro Ndinos. Gjithçka duket e shkrumbuar duke mos pasur asnjë mundësi të shpëtonte nga nga vdekja.
Fillimish zjarrfikësit shpjegojnë se nga nxehtësia e rezistencës ka marrë flakë batanija dhe më pas krevati. Tymi është përhapur në dhomë duke asfiksuar 85 vjeçarin i cili ishte në gjumë. Flakët janë përhapur vetëm në dhomën ku flinte 85 vjeçari dhe jo në dhomat e tjera./abcnews.al