Shqipëria pritet t’i hapë rrugë ligjërisht lejimit të nënave surrogate. Për një kategori të caktuar të grave, marrja me qera e mitrës, është zgjidhja e vetme për të pasur një fëmijë. Megjithatë kjo nismë ligjore ka shkaktuar shumë debate.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, drejtoresha e Maternitetit Mbretëresha Xheraldinë”, Eliona Demaliaj, shpjegoi dhe renditi arsyet përse kjo nismë është e rëndësishme sipas saj.
“Për herë të parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prej një viti ka planifikuar bërjen e këtij shërbimi në një prej spitaleve universitare, Koço Gliozheni. Unë kam dëshirë që ta kemi edhe në spitalin tonë për vitin tjetër. Pra për të gjithë këto çifte që kanë nevojë për këtë shërbim, ligji e përcakton qartë. Kush janë çiftet që fitojnë, e flas në përgjithësi si në klinike shtetërore dhe në klinike private. Vetëm për ato arsye që i njeh ligji. Pra dua të them që po bëhet në shtet, pa shpenzime, po bëhet e monitoruar, po bëhet brenda ligjit. Po bëhet me monitorim dhe kontrollim është Këshilli i Ministrave që do të merret me regjistrin e të gjithë teknikave të teknologjisë së asistuar. Kjo është risi. Kam parë çifte me lot në sy që nuk kanë mundësi ekonomike të bëjnë fekondim in Vitro”, ka sqaruar Demaliaj.
/abcnews.al/