Si çdo vit sheshi Skënderbej ka pritur qindra qytetarë të cilët zgjodhën ta kalojnë ndërrimin e viteve nën qiellin e ndezur nga fishekzjarret. Koncerti i organizuar nga Bashkia e Tiranës në qendër të qytetit ofroi për qytetarët dhe 2018 një pritje me tinguj të muzikës shqiptare.
Koncerti në qëndër të Tiranës mblodhi rreth vetes ata që vitin e ri e pritën në sheshin Skënderbej.
Lokalet e improvizuara ofronin ngrohtësinë.
Nën dritën e hënës së plotë dhe tingujt e muzikës shqiptare ata shkëmbyen urimet e rastit./abcnews.al