Reforma zgjedhore i vuri sot në punë të gjithë palët, edhe politikën parlamentare edhe opozitën jashtë saj. Juristët punuan të ndarë, disa në Kuvend e disa në selinë e Partisë Demokratike. Komisioni dëgjoi ekpertët për fazën e parë, dhe ju la detyrë të punojnë javët e ardhshme për depolitizimin e komisioneve.
Damian Gjiknuri tha se e mirëpret propozimin e PD-së, edhe nëse drafti sillet në Kuvend përmes OSBE-së.
Mazhoranca dhe opozita parlamentare u bënë bashkë këtë të enjten në Komisionin e Posacëm të Reformës Zgjedhore.
Mbledhja u zhvillua e mbyllur, dhe sic mësoi ABC News, opozita ka kërkuar që të mos miratohen propozimet teknike të ekspertëve, pa u vendosur më përpara ndryshimi i sistemit. Megjithkëtë, palët kanë dëgjuar propozimet e ekspertëve për pjesën e parë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kur risinë kryesore e prezantoi në përfundim Damian Gjiknuri.
Ekpertëve ju është lënë për detyrë që javët e ardhshme të punojnë për një nga rekomandimet e ODIHR, depolitizimin e administratëës zgjedhore.
Damian Gjiknuri tha se komisioni do ta pranojë dokumentin e hartuar nga opozita jashtë parlamentit, edhe nëse ata nuk vijnë fare në komision.
Rudina Hajdari u përball me një mbledhje të vështirë me kundërshtarët e saj brenda grupit parlamentar, ndaj i komunikoi publikut me vonesë këndvështrimin e saj për reformën.
Grupet e punës për reformën zgjedhore:
Sistemi zgjedhor:
-Damian Gjiknuri
-Bashkim Fino
-Myslim Murrizi
-Rudina Hajdari
-Ralf Gjoni
Pritet të shtohet edhe një nga PS.
Financimi i partive politike:
-Blerina Gjylameti
-Klotilda Ferhati
-Arben Elezi
-Nimet Musai
Emigrantët:
-Alket Hyseni
-Adnor Shameti
-Korab Lita
-Adriatik Alimadhi
Barazia gjinore
-Vasilika Hysi
Pritet të caktohen edhe 3 anëtarët e tjerë./abcnews.al