Kompania garanton naftëtarët se nesër do t’u hidhet paga e nëntorit

schedule11:58 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 11:58 - 28 Dhjetor, 2017

Pasi arritën në këmbë në Tiranë, naftëtarët e Ballshit u pritën nga ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj, ku u paraqitën atyre kërkesat që i detyruan të ngrihen në protestë. Në prani të Gjiknurit dhe Ahmetajt, kompania premton t’u japë nesër pagën e nëntorit, por ata kërkojnë gjithë detyrimet e prapambetura.

Naftëtarëve të Rafinerisë së Ballshit i mori fund durimi. Protestën e nisur në Fier e përshkallëzuan në Tiranë. Ky punonjës i Rafinerisë prej 42 vitesh tregon arsyen që i ka sjellë përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Shqetësim ky që e ndajnë rreth 1200 naftëtarë nga Fieri dhe Ballshi.

Kërkesat ja prashtroi ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj një përfaqësi prej gjashtë personash.

Nga takimi dolën me këtë premtim.

Zgjidhje që nuk i kënaqi naftëtarët e ngjalli regimin e tyre.

Punonjësit e Rafinerisë së Ballshit dyshojnë se kompania IRTC do të marrë kredi e do t’i shlyejë pagat sipas premtimit të dhënë.

Ndërkohë që naftëtarët e Fierit dhe Ballshit shprehen se do të qendrojnë përpara ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë derisa pagat t’ju kalojne në banka, zyra e shtypit e kësaj ministrie përmes një njofitmi për shtyp deklaroi se Rafineria tashmë është një ndërmarrje private dhe detyrimi ligjor dhe kontraktual i takon asaj ndërkohë institucione shtetërore janë angazhuar që ajo t’i plotësojë ato./abcnews.al