FIER- Autoritetet kanë zbardhur ngjarjen e së dielës në Fier ku njëbiznes, i cili ushtronte aktivitetin e berberhanes u qëllua me armë zjarri. Sipas policisë, një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa po punohet për kapjen e një tjetri.
Konkretisht në pranga ka rënë Nikola Muçi (Mahmutaj) dhe u shpall në kërkim Geraldo Hoxhaj(Mahmutaj).
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta. Sakaq, është sekuestruar automjeti me të cilën u larguan autorët, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz./ abcnews.al