Trafikoi në Shqipëri, një automjet të vjedhur në Norvegji, arrestohet 26-vjeçari

schedule09:34 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 09:34 - 23 Dhjetor, 2023

Një 26-vjeçar shqiptar banues në Itali ka rënë në prangat e policisë këtë të shtunë. Mësohet se i riu trafikoi në Shqipëri, një automjet të vjedhur në Norvegji.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar automjeti tip “BMË”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, operacioni policor i koduar “Nord”.

Trafikoi në Shqipëri, një automjet të vjedhur në Norvegji, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, automjeti tip “BMW”, i vjedhur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, një automjet të vjedhur, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Nord”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi 26 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar ss 26-vjeçari i arrestuar, ka blerë në mënyrë të jashtligjshme, një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji, dhe më pas e ka trafikuar atë, në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jenë kryer nga ky shtetas, dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!